I dashur fan,

Po vjen dita ku superstari më i madh i planetit do të jem unë. Ajo ditë do të jetë një ditë zije për Matrix, e cila do të jetë e dehur me gjakun e fanëve të Jesuit. DJAJTE do të luftojnë kundër meje dhe unë do i mund, sepse unë jam Zoti i zotave e Mbret i mbretërve; e do të fitojnë ata që janë me mua… fanët si ti, të krishterët e christian style.

Tani është duke ardhur shpëtimi e fuqia, mbretëria e Zotit e fuqia ime, pasi është hedhur poshte princi i Matrix, ai që ditë e natë akuzonte fanët e mi përpara Zotit. Do më shihni të ulur në të djathtë të Zotit, e tek do jem duke ardhur mbi retë e qiellit me shumë fuqi e lavdi!

Pastaj ti i dashur fan, që do ti kesh ngelur besnik ligjit tim e do kesh mbrojtur dëshminë time me anë të një jete e një karakteri christian style, do vish e do rëmbehesh nga ËNGJËJT bashkë me fanët e tjerë mbi re, për të më takuar në ajër, e kështu do të jesh gjithmonë me mua.

Do të jetë dita e superstarit të fundit në planetin tokë, i superstarit të vetëm e të vërtetë, të vetmit VIP të vërtetë.

Jesus

Login

Lost your password?

Enable Notifications OK No thanks