Blogger 4 Jesus

RIKTHIMI I JEZUSIT
Një ide mund të jetë gjithkund dhe njëkohsisht askund, spostohet pa levizur, komunikon pa folur, egziston edhe pse nuk është e përbërë nga asnjë material, nuk njeh kufij dhe është e pavdekshme.
Pak përpara rikthimit të djalit të tij Jezus, Zoti do ndriçojë gjith botën me një ide, një vizion, një shpresë… përfundimisht një mesazh: Të dalim nga ligësia e Matriks duke qënë të ngjashëm me Jezusin (Zbulesa 18:1-8).
Bëhet fjalë për një mesazh lirie me të cilin Zoti do ndriçojë gjith botën , duke disinfektuar dhe imunizuar gjith fansat e tij nga virusi matriksian.
Ky vizion i ngulitur thellë në ndërgjegjen njerzore përfaqëson një shpresë/siguri lirimi nga skllavëria e Matriks. Vetëm ky vizion do mjaftojë që ujrrat të hapen, të rizgjohen virgjëreshat, të ngrohet Laodicea, të mobilizohen forcat, shpresat dhe rezistenca e fansave te Jezusit.
Me këtë mendim të pëshpëritur në veshin e njëriut, Zoti do e përmbushi kryeveprën duke e mundur Matriks me pak mjete, njerëz dhe në mënyre te menjëhershme. (Zbulesa 18:10+16+19). Dhe Matriks do cmëndet sepse duke mos e gjetur dot armikun, nuk do të mund ta godasi objektivin e urryer.
Matriks do mundet nga nje mendim që krijuesi ka vendosur në shpirtin e krijesës së tij: një jetë e përjetshme në një botë plot me dashuri dhe drejtësi!
(Predikuesi 3:11 dhe Osea 2:19)
Jezusi është duke u rikthyer. MARANATHA!

CHRISTIAN STYLE BLOG: www.omegageneration.net

Login

Lost your password?

Enable Notifications OK No thanks